LAJMI I FUNDIT:

Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, po i kërkohet llogaridhënie pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Rritja prej 37 mijë votave në krahasim nga vitit 2021 po konsiderohet e lehtë dhe jo substanciale. Sipas analistëve politikë, udhëheqja aktuale e LDK-së ka ngritur pritje të larta për zgjedhjet e 9 shkurtit, andaj renditja si partia e tretë kërkon reflektim dhe rilegjitimim para strukturave partiake.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 147 mijë e 827 vota apo 17.67 për qind, ku nuk janë të përfshira rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe ato me kusht. Ndërkaq, LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2021 ka marrë 110 mijë vota apo 12.73 për qind.


Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit lë shumë për të dëshiruar.

Ai deklaron se Kryesia e LDK-së duhet të reflektojë dhe të analizojë se çka ka shkuar keq në këto zgjedhje.

“Rezultati i LDK-së lë shumë për të dëshiruar edhe pse ka një ngritje të lehtë por nuk është substanciale. Këtë duhet partia të reflektojë se çka ka ndodhur dhe pse ka shkuar keq ky rezultat. Kjo i takon partisë për ta bërë por nga këndvështrimi im nuk është përgjegjës vetëm një person por po flasim për Kryesinë e LDK-së. Aty duhet të ketë reflektim shumë të madh, por çfarë hapi do të bëjnë ata i mbetet përgjegjësia atyre. Kjo është paketë dhe këtu kanë punuar një mori njerëzisht në këtë fushatë dhe duhet parë përgjegjësinë në disa segmente”, thekson Arifi.

Në anën tjetër, analistja politike, Magbule Shkodra, thotë për KosovaPress, se lidershipi i LDK-së duhet të jep llogaridhënie para strukturave partiake në lidhje me rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë
Lexo po ashtu "LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Sipas tij, kur nuk arrin projeksionet e planifikuara në zgjedhje do të ishte e ndershme të kërkohet besimi sërish para strukturave partiake.

Megjithatë, ajo thotë se nuk e di se kush mund të sfidonte Lumir Abdixhikun në pozitën e kryetarit të LDK-së.

“Nëse nuk i ke fituar zgjedhjet me projeksionin që t’i i ke bërë do të ishte shumë e ndershme që të bëhet që të kërkoje besimin edhe një herë të strukturave të partisë apo edhe të dorëhiqesh. Pra të kërkohet edhe një herë besimi nëse dëshirojnë të rikonfirmohen nëse dëshirojnë të jenë lider…Unë nuk shoh dhe nuk e di se kush mund të jetë kandidati tjetër. S’kemi pa në skenë ndonjë kandidat që është në pritje dhe do të thonim se më mirë se ky do të bënte ai. Aty ka disa njerëz që mund të jenë udhëheqës por nuk është një person që do të mund të thuhet se ky mund të bënte më të mirën. Do të presin dhe të shohim se çka do të bëjnë strukturat e partisë”, deklaron Shkodra.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën e fundit më 9 shkurt, tha se votat e marra në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk i ka quajtur si dështim por rezultat i mirë, derisa ka shtuar se nuk do të jap dorëheqje.

“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë unë, për fushatën dhe për drejtimin e partisë dhe do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në. Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasa që kemi prit edhe ne”, tha ai.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ku janë numëruar 99.72 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 mijë vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota. AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

Duke u bazuar në këto rezultate preliminare, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Megjithatë, me numërimin e rreth 100 mijë votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partia e Albin Kurtit konsiderohet se mund t’i fitojë edhe dy deri në tre deputetë më shumë, varësisht prej përqindjes së fitimit të votave nga diaspora./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Lajme
Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Politikë
Kalo në kategori