LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen mbi 1800 raste të reja me grip në Maqedoni

Regjistrohen mbi 1800 raste të reja me grip në Maqedoni
(Foto: Pexels)

Gjatë javës së katërt të vitit 2025, në vend u raportuan 1,878 raste të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet rritje prej 33 për qind krahasuar me javën e kaluar. Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar është rritur me 2,4 për qind. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1066 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. 349 janë fëmijë, nga mosha pesë deri në 14 vjeç. Ndërkohë, 325 janë fëmijë nën moshën katër vjeç. Gjithashtu 138 persona janë mbi 65 vjeç

“Ka një rritje të numrit të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar. Rezultatet e marra nga survejimi virologjik i gripit tregojnë se ekziston një aktivitet gjeografik i përhapur i virusit të influencës. Norma e pozitivitetit ka qenë mbi 10 për qind për tre javë rresht. Sipas këtyre të dhënave, Republika e Maqedonisë së Veriut ka intensitet mesatar të virusit të gripit”, thonë nga ISHP.


Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori