LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 89 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Regjistrohen 89 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria  e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.649 testime për coronavirus, janë regjistruar 89 raste të reja.

Prej rasteve të reja 46 janë në Shkup, Manastir 14, Prilep 11, Tetovë, Strumicë dhe Negotinë nga 3, Ohër 2 dhe nga 1 në Kërçovë, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Shtip.

Po ashtu janë regjistruar edhe 55 pacientë të shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje.


Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 308605 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 289.306 janë shëruar dhe 9.261 kanë humbur jetën./Telegrafi/