LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen ankesat e mbrojtësve në rastin e 9 të pandehurve

Refuzohen ankesat e mbrojtësve në rastin e 9 të pandehurve

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Sh.B., F.R.,E.R., B.K.,B.R.,N.Z.,H.G. dhe D.A. , të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.07.2017.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, në të cilën janë përfshirë nëntë persona, gjashtë nga ta po akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy,  po ashtu për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga i njëjti nen si dhe “Marrje e ryshfetit” nga neni 343 të KPRK-së. Ndërsa një person për “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 294 dhe “Dhënie e ryshfetit” nga neni 343, i të njëjtit kod.


Gjykata e shkallës së parë, me anë të aktvendimit të datës 26.07.2017, ka konsideruar se provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, janë marrë në mënyrë të ligjshme, dhe se ato mbështesin dyshimin e bazuar mirë, së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen, duke refuzuar kështu, kërkesat e avokatëve për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës.

Të njëjtën vlerësime i mbështet edhe Gjykata e Apelit e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori