LAJMI I FUNDIT:

Reduktimi i pranisë së policisë në veri, Sveçla: Po e zbatojmë Marrëveshjen e Bratislavës

Reduktimi i pranisë së policisë në veri, Sveçla: Po e zbatojmë Marrëveshjen e Bratislavës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveveçla ka konfirmuar se Policia e Kosovës, të premtën (04 gusht) do të ulë prezencën në brenda dhe përreth objekteve për 25 për qind, në bazë të Marrëveshjes së Bratislavës.

Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të Marrëveshjes së Bratislavës.

“Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në një postim në Twitter.


Më tej ai ka thënë se “Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin e situatës”, transmeton Telegrafi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pranisë policore përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, që ka ardhur si rezultat i vlerësimit të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës
Lexo po ashtu Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, zvogëlimin e pranisë së policisë në veri e ka cilësuar hap të rëndësishëm drejt de-eskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se vendim për uljen e pranisë është marr pas një takimi punues që ka zhvilluar me EULEX-in dhe KFOR-in lidhur me vlerësimin e situatës së sigurisë pjesën veriore të vendit.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.

Të premten fillon zvogëlimi i pranisë së policisë në dhe përreth objekteve komunale në veri
Lexo po ashtu Të premten fillon zvogëlimi i pranisë së policisë në dhe përreth objekteve komunale në veri

“Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori