LAJMI I FUNDIT:

Realizohen 10 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve zhvillimore në bujqësi

Realizohen 10 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve zhvillimore në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit.

Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe projektet e tjera përfituese. MBPZHR do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, si dhe në muajin janar të realizojë të gjitha pagesat e mbetura.

Duhet të theksohet se tek masa e granteve për përpunim të produkteve bujqësore, muaj më parë janë bërë pagesat e avanseve për mbi 30 përfitues, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, të cilëve pagesat finale ju bëhen pas realizimit të projekteve gjatë vitit 2016. Me këtë shuma totale e pagesave të projekteve fituese shkon në 10 milionë euro.


Sivjet MBPZHR-ja ka ndarë mbi 19 milionë e 500 mijë euro për grante zhvillimore në bujqësi, ndërkaq 21 milionë e 205 mijë euro të tjera në subvencione, pagesat e të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga numri total prej 37,521 përfituesve, 380 janë përfitues të granteve dhe 37,141 të pagesave direkte – subvencioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori