Tash e disa kohë Real Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor për të ndihmuar dhe rivalizuar sado pak dyshen Sergio Ramos-Raphael Varane.
Synimi kryesor i Los Blancos është mbrojtësi i Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez.
Sipas Marcas, Reali ka shprehur vullnetin të aktivizojë klauzolën e uruguaianit, vlera e të cilës është 60 milionë euro.
23-vjeçari ka dështuar të sigurojë vendin në formacionin titullar pasi Diego Godin dhe Stegan Savic të preferuarit e Diego Simeones.
Por, edhe pse Gimenez ka vetëm 20 paraqitje kampionale, ai është ftuar në skuadrën e Urugait për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi.
Ky nuk do ishte transferimi i parë mes rivalëve lokal, Theo Hernandez është i fundit.
Gimenez shquhet për lojën në ajër dhe në duelet një me një. /Telegrafi/