LAJMI I FUNDIT:

Reali ka gati 90 milionë euro për Martialin

Reali ka gati 90 milionë euro për Martialin
MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 18: Anthony Martial of Manchester United celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on November 18, 2017 in Manchester, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Gjiganti spanjolle, Real Madridit po përgatit një ofertë masive për sulmuesin e Manchester Unitedit, francezin Anthony Martial.

Real Madridi po mendon që nga tani për transferimet e vitit të ardhshëm, pasi ekipi aktual ka filluar të ‘plaket’.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Reali Madridi ka humbur garën për talentin francez, Kylian Mbappe, i cili u transferua te Paris St-Germain dhe tani ka kthyer shikimin diku tjetër.


Barcelona e vëzhgoi nga afër Martialin
Lexo po ashtu Barcelona e vëzhgoi nga afër Martialin

Burimet e mediave në Spanjë thonë se Martial është sulmuesi që hierarkia e Madridit do ta synojë për ta transferuar në vitin e ardhshëm.

Martial i ka kushtuar Unitedit mbi 80 milionë euro (Getty Images)

Mbretërit janë gati të ofrojnë plot 80 milionë funte apo rreth 90 milionë euro dhe presin që Unitedi ta shesë atë për këtë shifër.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, beson se 21-vjeçari francez, Martial, mund të jetë një yll i madh botëror dhe do të përshtatet në mënyrë të përkryer në vizionin e tij për të ardhmen në Bernabeu.

Wengeri kërkon Martialin në vend të Sanchezit
Lexo po ashtu Wengeri kërkon Martialin në vend të Sanchezit

Me Cristiano Ronaldo që do të mbush 33 vjet në muajin shkurt, Karim Benzeman 30 vjet në muajin e ardhshëm, Luka Modric 32 vjet dhe Gareth Bale i penguar nga lëndimet, Zidane dëshiron të injektojë ekipin e tij me më shumë të rinj dhe me më shumë shpejtësi.

Zidane e ka në shënjestër Martialin si yllin e ri për të udhëhequr Los Blancos në të ardhmen, pasi beson shumë të potenciali i tij, ndërsa thuhet se francezi kërkohet edhe nga Barcelona dhe Arsenali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori