Leny Yoro është një objektivat kryesorë të Real Madridit për mbrojtjen, por problemi qëndron te çmimi i lartë i tij.
Qendërmbrojtësi i talentuar francez ka shkëlqyer me fanellën e Lille, por Real Madridi po heq dorë nga transferimi i francezit në afatin kalimtar të verës.
Lille e vlerëson 60 milionë euro yllin e skuadrës, shumë që konsiderohet e lartë për Realin duke marrë parasysh se ata do të investojnë në Alphonso Davies dhe afrimi i Kylian Mbappe ka një kosto tejet të lartë.
18-vjeçari duket i destinuar për të mbetur në Ligue 1 dhe PSG pritet të jetë skuadra e ardhshme e tij.
Ndërkohë Reali për mbrojtjen ka dy alternativa me kosto të ulët, ku në fakt janë dy lojtarë të dalë nga akademia e klubit.
Fjala është për qendërmbrojtësin Rafa Marin i cili është i huazuar nga Reali te Deportivo Alaves dhe Carlo Ancelotti po e vlerëson jashtëzakonisht shumë paraqitjen e tij në La Liga këtë edicion.
Opsioni i dytë është Mario Gila, 23-vjeçari që po luan te Lazio që dy sezone dhe Reali ka ruajtur 50 për qind të kartonit të tij.
Njëri mes Rafa Marin dhe Mario Gila do të rikthehet në verë në Santiago Bernabeu, derisa dyshja po përcillet me interes të veçantë nga Carlo Ancelotti. /Telegrafi/