Sulmuesi polak i Bayern Munichut, Robert Lewandowski thuhet se është i zgjedhuri i drejtuesve të Real Madridit për sulmin në sezonin e ardhshëm.

Mbretërit nuk janë duke përjetuar sezonin e tyre më të mirë dhe po vuajnë numrin e paktë të fondit të lojtarëve, shkaku i largimeve të mëdha që bënë në afatin e kaluar veror.


Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen si duket janë 'mbushur' mend dhe tani duan ta kenë një skuadër me më shumë futbollistë që mund ta bëjnë diferencën.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për Mbretërit, të cilët do të kërkojnë përforcime të mëdha, ku sulmi mendohet te jetë faza ku do të intervenojnë më shumë.

Benzema9  Benzema pritet të largohet gjatë verës nga Bernabeu (Getty Images)

Francezi Karim Benzema mendohet të jetë i pari që do të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Reali është lidhur me shumë sulmues të njohur si zëvendësues të tij.

Por, sipas gazetës spanjolle AS, polaku i Bayernit, Lewandowski, i cili thuhet se ka marrëveshje me klubin, është zgjedhur nga hierarkia para anglezit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Klubi mbretëror beson se Bavarezët do të pranojnë ofertën e tyre që sillet rreth 100 milionë euro.

Përveç polakut dhe Kane, Reali është lidhur edhe argjentinasin e Interit, Mauro Icardi dhe Sergio Agueron e Manchester Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app