Site icon Telegrafi

Real Madridi po ndjek me vëmendje yllin e River Plate, Julian Alvarez

Real Madridi po ndjek nga afër sulmuesin e River Plate, Julian Alvarez dhe mund të bëjë një lëvizje për 21-vjeçarin nëse ai vazhdon formën që ka treguar deri më tani këtë sezon.

Alvarez ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime për Riverin në 16 ndeshje deri në këtë pikë.

Forma e tij e mirë këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të interesohen për transferimin e tij.

Sipas gazetës Marca, Real Madridi po e monitoron Alvarezin dhe shihet si favorit për nënshkrimin e tij.

Për kuriozitet, talenti argjentinas pati një periudhë të shkurtër në akademinë e Los Blancos si fëmijë dhe kjo mund ta bind të nënshkruar me Realin.

Alvarez është tashmë një reprezentues i Kombëtares së Argjentinës dhe iu dha pak kohë loje në ndeshjet e fundit, duke luajtur kundër Uruguait dhe Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës.

I veshur me nr.8 në shpinë, Alvarez zëvendësoi Angel Di Maria kundër Selecaos dhe luajti në krahun e djathtë, që nuk është pozicioni i tij i zakonshëm pasi ai preferon të luajë si sulmues.

Argjentinasi momentalisht është lojtari më i kërkuar për momentin, me ekipe si Juventus, Milan dhe Atletico Madrid që kanë pyetur për të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version