Real Madrid ka përgatitur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt me opsionin e vetëm të rikthimit në mendje.
Pas rezultatit 4-3 në ndeshjen e parë, atyre u mbetet vetëm të përsërisin një tjetër natë epike në Bernabeu nëse duan të jenë në finalen e Parisit.
Alaba nuk ishte pjesë e seancës stërvitore me grupin dhe gjithçka duket se e ka të pamundur që nesër të jetë aty për t’u përballur me ‘Qytetarët’.
Do të jetë në dorë të trajnerit italian ndryshimi i mbrojtjes, i cili me siguri do të përfundojë me te Nacho në qendër të mbrojtjes.
Të rinjtë e Carlo Ancelottit kanë përgatitur ndeshjen me të gjithë lojtarët e tjerë në dispozicion, duke llogaritur këtë herë te Casemiro për mesfushën. Braziliani, pasi humbi ndeshjen në Etihad, do të startojë të mërkurën e ardhshme.
Ai që nuk ka qenë as pjesë e stërvitjes është edhe Gareth Bale, i cili u konfirmua se kishte një dëmtim të shpinës. /Telegrafi/