Telegrafi

Real Madridi mposht Olympiacosin – i bashkohet Panathinaikosit në finale të Euroleague

Klubi i Real Madridit në basketboll është kualifikuar në finalen e madhe të Euroligës pasi kanë mposhtur Olympiacosin në gjysmëfinalen e dytë të play-off-it në Berlin me rezultat 87:76.

Kampioni aktual i Evropës e hapi ndeshjen në mënyrë fantastike dhe shënoi 28 pikë në çerekun e parë.

Ata ruajtën avantazhin deri në pushim dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 56:37 për Realin.

Olympiacos luajti shumë më mirë në pjesën e mbetur të ndeshjes dhe para çerekut të fundit e zvogëluan deficitin në 13 pikë.

Megjithatë, Reali gjeti forcat në çerekun e fundit dhe nuk lejoi që Olympiacos të afrohet shumë në rezultat, dhe në fund me meritë siguruan kalimin në finale.

Džanan Musa ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje për madrilenët. Reprezentuesi i Bosnjës pati 26 minuta në parket dhe gjatë kësaj kohe shënoi 20 pikë, që ishte shifra më e madhe tek ekipi spanjoll. Ai gjithashtu shtoi edhe tre kërcime dhe dy asistime.

Nga ana tjetër, Peters dhe McKissic ishin më efektivët për skuadrën greke me 23 dhe 17 pikë të shënuara respektivisht.

Finalja mes Real Madridit dhe Panathinaikos do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/