Site icon Telegrafi

Rasti që shkaktoi polemika – eksperti i referimit tregon pse Napolit nuk iu dha penalltia ndaj Interit

Eksperti i referimit, Luca Marelli ka shpjeguar pse Napolit nuk iu dha një penallti pasi Denzel Dumfries u duk sikur e ndali me dorë goditjen e Leonardo Spinazzolas.

Incidenti ndodhi kur Interi ishte duke avancuar me rezultat 1-0 në ‘Stadio Diego Armando Maradona’ gjatë pjesës së parë.

Gjuajtja akrobatike e Giacomo Raspadorit u ndal në shpinën e Alessandro Bastonit, pastaj nga rasti i dytë gjuajtja e Spinazzolas goditi Dumfries në krah.

Pamjet e këtij rasti janë bërë virale në rrjetet sociale ku shumë tifozë kanë pyetur për arsyen pse nuk u akordua penallti.

Shpjegimi që dha eksperti i referimit Marelli është se Dumfries pavarësisht që e pati krahun të shkëputur nga trupi, ishte një gjuajtje direkt në gjoksin dhe stomakun e tij.

Kjo do të thotë se në rast se krahu nuk do të ishte aty, topi sërish do të ndalej nga një pjesë ‘e vlefshme’ e trupit.

Lexo po ashtu Kanë filluar hetimet ndaj Lautaro Martinez, përballet me dënim për fyerjet që ka bërë gjatë ndeshjes Inter-Juventus

Rregullat e prekjes me dorë citojnë se një penallti dhurohet atëherë kur lojtari e bën trupin e tij në mënyrë jo natyrale më të madh.

Në këtë rast, Dumfries e pati krahun para trupit të tij dhe nuk bëri ndonjë veprim për ta bërë trupin e tij më të madh./Telegrafi/

Exit mobile version