LAJMI I FUNDIT:

​Rasti ndaj Salih Mustafës, trupi gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave

​Rasti ndaj Salih Mustafës, trupi gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave

Trupi gjykues në çështjen ndaj Salih Mustafës ka hedhur poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave të cilat rëndojnë mbi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku ndër të tjera kanë bërë të ditur se gjykimi do te vazhdojë më 8 mars.

Sipas njoftimit të DhSK-së, më 8 mars do të mbahet konferenca përgatitore për Mbrojtjen.


“Sot, trupi gjykues në çështjen gjyqësore Mustafa hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 8 mars në orën 09:30, kur është caktuar të mbahet konferenca përgatitore për Mbrojtjen”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave.

Ndërsa tutje pritet që trupi gjykues të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve të Mbrojtjes.

Në gjyqin ndaj Salih Mustafës janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë te mbrojtur të prokurorisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Ndërsa në seanca të hapura, të ftuar nga ZPS, kanë dëshmuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Sopi, Sejdi Vesli e Fatmir Humolli.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori