LAJMI I FUNDIT:

Rashiti: Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të BE-së (Video)

Rashiti: Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të BE-së (Video)

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik të Politikave, ka thënë se nëse Komisioni Evropian del me opinion për vizat, ai do të jetë pozitiv, përndryshe, ai raport shtyhet dhe nuk del fare.

Ai në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, tha se rekomandimi i Komisionit Evropian del në formë opinioni me shkrim apo pa shkrim.

“Nëse del një opinion i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, ai patjetër që do të jetë pozitiv, por nëse opinioni vonohet, ky nuk është lajm i mirë për Kosovën”, ka thënë Rashiti.


Rashiti shton se procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian.

“Pas opinionit të KE-së, fillon procedura reale e ndryshimit të rregullores së Parlamentit Evropian. Procesi i liberalizimit varet nga vullneti politik i vendeve të Bashkimit Evropian, për të siguruar votën e kualifikuar prej 65% të totalit të këtyre vendeve”, është shprehur më tej ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për nevojën e lobimit në vendet e BE-së, Rashiti thotë se duhet të ketë lobim por edhe fushatë informuese për qytetarët në mënyrë që BE-ja të bindet se institucionet janë serioze.

“Vendimet politike shpesh janë racionale, por shumë shpesh janë joracionale. Prandaj veprimet politike duhet të orientohen drejt lobimit te vendet anëtare të BE-së dhe të ketë një fushatë informuese për qytetarët”, tha Drejtori i Grupit Ballkanik të Politikave.

Ai për fund ka bërë edhe një paralele me proceset që kanë kaluar vendet e rajonit.

“Shqipëria, Bosna, Maqedonia etj., kanë lobuar shumë me të gjitha institucionet e mundshme që kanë pasur. Për ne është më rëndësi, që duhet lobuar këta gjashtë muaj, dhe të evitojmë ndonjë skandal të mundshëm”, ka deklaruar Naim Rashiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori