LAJMI I FUNDIT:

Rashiq voton kundër që ​“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste

Rashiq voton kundër që ​“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kundërshtuar që ​“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste.

Pasi propozimi i Qeverisë u hodh në votim në mbledhjen e së enjtes, Rashiqi ishte i vetmi nga kabineti që votoi kundër.

Ai kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta rishqyrtojë propozimin, e të mos “merren vendime të ngutshme”.


Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Lexo po ashtu Shpallen terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

“Disa propozime janë të ngutura dhe mendoj se duhet të ecim me shumë kujdes. Me respekt ndaj jush ministër, ju jeni punëtor. Ju lus që nëse ka mundësi sërish të mendoni që edhe një herë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikësohem se do të ndahemi nga bashkëbiseduesit tanë në veri. Qasja e tillë do të na largoj shumë”, tha Rashiq.

Mirëpo, propozimi i tij nuk u mor parasysh dhe në fund kabineti qeveritar votoi me shumicë që “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste.

E Sveçla iu përgjigj se shpallja e këtyre organizatave si terroriste është kruciale për qytetarët.

Ai gjithashtu tha se ky vendim nuk i prek pjesëtarët e këtyre dy organizatave që janë integruar më herët.

“Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes së organizatave terroriste ka qenë pjesë e këtyre organizatave e nuk ka kryer vepra penale tashmë. Pra, nuk vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar më herët”, deklaroi ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Lajme
Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Kalo në kategori