LAJMI I FUNDIT:

Raport: Telefonat e mençur janë ekrani #1 i njerëzve, TV i dyti

Raport: Telefonat e mençur janë ekrani #1 i njerëzve, TV i dyti

Një raporti i ri i publikuar nga Millward Brown ka analizuar aktivitetin e përdoruesve të pajisjeve të shumta elektronike, nga perspektiva të ndryshme. Raporti është bazuar në nivel global të respondentëve, përkatësisht ka marrë 12 mijë respondentë nga 30 shtete të ndryshme të botës.

Për tregun amerikan, raporti ka thënë se koha e shpenzuar në telefona të mençur mobil e tejkalon edhe atë të televizorit, mirëpo nivel i njëjtë i përdorimit të telefonave është shënuar edhe në vendet tjera, jashtë SHBA-ve, nëse kombinohet koha e shpenzuar në tablet dhe telefona të mençur.

Pjesa amerikane e studimit gjithashtu zbuloi se 41 për qind e audiencës televizive ishte në të njëjtën kohë duke përdorur një pajisje mobile (tablet, telefon të mençur).

Nga audienca e cila shikon më shumë se një ekran në të njëjtën kohë thuhet se 70 për qind e tyre janë në kërkim të "përmbajtjes tjetër, e cila nuk lidhet me TV " (e quajtur "stacking" në raport).


Ndërsa pjesa tjetër prej 30 për qind eksplorojnë përmbajtje të lidhur me atë në TV ose duke marrë disa veprime lidhur me përmbajtjen e shikuar ose reklamat në TV ("që në raport njihet me termin “meshing").

Me gjithë faktin se telefonat e mençur marrin pjesën më të madhe të kohës së shpenzuar në ekran, akoma mbetet një boshllëk i madh në mes të kohës së shpenzuar dhe buxhetit të shpenzuar në reklama.

Kjo, pasi që TV ka kohë më të vogël të shpenzuar nga audienca në ekranin e saj, ndërsa merr pjesën më të madhe të reklamave, përkatësisht buxhetit të shpenzuar nga ana e reklamuesve. / Telegrafi /