Juventusi e ka mposhtur Interin 2-0 në kuadër të derbit që u zhvilluan në javën e 26-të në Serie A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Aaron Ramsey në minutën e 54-të dhe Paulo Dybala në të 67-në.
Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.07, derisa Interi u vlerësua me 6.11.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte Aaron Ramsey që shënoi dhe asistoi te goli i argjentinasit për t’u notuar me 8.6.
Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi ishte Mattia Vecino që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/