Site icon Telegrafi

Rama publikon pamje nga punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për projektin e korridorit 8 erdhi pas marrëveshjes tripalëshe mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, më shumë se 2 vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version