LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci konfirmon pozitën e tretë, në ‘Play Off’ luan ndaj Bashkimit

Rahoveci konfirmon pozitën e tretë, në ‘Play Off’ luan ndaj Bashkimit

Me një rikthim fantastik, Rahoveci ka fituar ndaj Trepçës (87-69) për ta vulosur pozitën e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Minatorët i shënuan dy pikë më shumë se Vreshtarët në çerekun e parë të lojës (23:25), ndërsa tri pikë më shumë i realizuan në dhjetëminutëshin e dytë (22:25).

Mirëpo, pas pushimit, Rahoveci u kthye fuqishëm për të shënuar pesë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e tretë (21:16).


Të gjitha lajmet për KB RAHOVECI
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për KB RAHOVECI

Ndërkaq, shumë më bindëse ishte paraqitja e Vreshtarëve në çerekun e fundit (20:13) duke arritur që ta fitonin ndeshjen.

Pasi bëri historinë duke siguruar ‘Play Offin’ e parë, Rahovicë tashmë e ka siguruar edhe pozitën e tretë në tabelë dhe në gjysmëfinale do të luajë kundër Bashkimit.

Në ndeshjen tjetër, Peja ka befasuar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 93-88 dhe shpreson që të mbijetojë në Superligë pa pasur nevojë të hyjë në ‘Play-Out’ në xhiron e fundit, pasi ka pikë të barabarta me Borean.

Ndërsa kjo humbje i ka kushtuar Yllit duke qenë se ka mbetur ne vend të katërt në tabelë dhe në ‘Play Off’ do ta ketë kundërshtar Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori