Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore.
Pikë, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj risie. Çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 15:00 deri në ora 17:00, prej datës 3 prill, Nita Brisku dhe Drin Gashi do të jenë nikoqirët e dy orëve argëtuese me dëgjuesit e radios numër një në vend.
Kjo është bërë e ditur sot në Emisionin Radar, me Edita Dolin. Ndryshe Nita dhe Drini ishin pjesë e emisionit të përditshëm Reload, në RTV Dukagjini.