Qindra qytetarë janë mledhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku në ora 14:00 edhe do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Qytetarët kanë vendosur pankarta të ndryshme, përmes të cilave kërkojnë lirinë e ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashmë ata kanë filluar edhe brohoritjet e tyre në mbështetje të ish luftetëreve të Kosovës.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.
Ndryshe, Specialja pak më herët ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftur se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). /Telegrafi/