LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike, partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat

Qeveria teknike, partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mohon se emri i tij është në lojë për kryeministër teknik. Sipas tij, emri i kryeministrit teknik do të zbulohet nga vet kryeministri Zaev. Spasovski shton se deri në formimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, do të fokusohet në zbatimin e reformave në MPB.

Përveç emrit të Spasovskit, po spekulohen edhe me emrat e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

As partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e cila nga 3 janari deri 12 prill do të udhëheqë MPB-në nuk ka menduar për emrin e ministrit. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se organet partiake ende nuk kanë vendosur se kush do të udhëheqë me policinë dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.


Në kuadër të Qeverisë teknike, opozita do të ketë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Me propozim të kryeministrit, Qeveria emëron zëvendësministra shtesë në MPB, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Financave, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike, ndërsa ministrat që i propozon opozita kanë autorizime të kufizuara. Vendimet duhet të përkrahen edhe nga ministri teknik dhe nga zëvendësministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori