LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndanë mbi 2 milionë euro për shtesat e policisë jashtë orarit të punës

Qeveria ndanë mbi 2 milionë euro për shtesat e policisë jashtë orarit të punës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 2 milionë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës, gjithashtu është bërë ndarja e mjeteve financiare për shoqatat e UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Qeveria sot vendosi gjithashtu që nga kursimet dhe ndarjet buxhetore të këtij viti të ndajë shumën prej 2 milion e 52 mijë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2018. Me vendim qeveritarë, sot u bë edhe ndarja e mjeteve financiare për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, përcjell Telegrafi.


Shkrimi i plotë i Haradinajt

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndër të tjerash unanimisht miratuam Platformën Vjetore të Politikave të Inteligjencës dhe Sigurisë, si parakusht për funksionimin e këtij sektorit të rëndësishëm për vendin.

Po sot, miratuam projekt rregulloren për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me strukturën e gradave të organizimit të brendshëm, veprim ky që përkon me zotimet tona për forcim dhe avancim të FSK-së.

Qeveria sot vendosi gjithashtu që nga kursimet dhe ndarjet buxhetore të këtij viti të ndajë shumën prej 2 milion e 52 mijë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2018.

Është miratuar edhe Rregullorja për shtesën e rrezikshmërisë në punë për Policinë e Kosovës që do të hyjë në zbatim bashkë me Ligjin e Pagave.

Me vendim qeveritarë, sot u bë edhe ndarja e mjeteve financiare për Shoqatat e dala nga Lufta e UCK-së.

Aprovuam në parim nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe me Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2018, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori