Qeveria e Kosovës pas tërheqjes së projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, për shënimin e vijës kufitare me Mal e Zi, synon që periudhën kohore deri në ridërgim të projektligjit në Kuvend, ta shfrytëzojë për t’i bindur palët që kundërshtojnë këtë marrëveshje për reflektim.
Për këtë kryeministri Isa Mustafa ka filluar takime me palë të ndryshme, ndërsa ka paralajmëruar se do thërras në takim edhe partitë opozitare të cilat e kundërshtojnë versionin aktual të Demarkacionit.
Por, ekzekutivi ka lënë të kuptohet se, përkundër kundërshtimeve të versionit aktual, nuk do të reflektojë edhe vetë për të marr parasysh vërejtjet për marrëveshjen me Malin e Zi e nënshkruar një vit më parë, raporton lajmi.net.
Këshilltari për media i kryeministri Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se pas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin e deri në riprocedim do ta shfrytëzojnë për të biseduar me palë të ndryshme që të informohen drejtë dhe të reflektojnë.
“Periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit deri te procedimi i serishëm në Kuvend do ta shfrytëzojmë pos tjerash edhe për të vazhduar me sqarime e interpretime të drejta për tu dhënë mundësi të gjithëve subjekteve të ndryshme, deputetëve dhe faktorëve të tjerë relevantë të cilët kanë hezitime, paqartësi e keqkuptime në këtë aspekt të informohen drejtë gjithanshëm me qëllim që të reflektojnë dhe më pas të vendosin në interes të Kosovës”, ka thënë Abdullahu.
Në kuadër të bisedimeve për këtë çështje, kryeministri Mustafa ka filluar disa takime.
Ai ka mbajtur dy të tilla, një me kryetar të komunave të rajonit të Dukagjinit dhe një me Policinë Kufitare e drejtues të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit.
Ndërsa për mbajtjen e një takimi me partitë opozitare, Abdullahu nuk ka dhënë ndonjë kohë se kur mund të ndodhë.
Kohë të saktë, ekzekutivi nuk ka as për riporcedimin e marrëveshjes në Kuvend, ndonëse janë bërë dhjetë ditë që kur kjo marrëveshje më kërkesë të kryeministrit Mustafa është tërhequr nga Kuvendi.
“Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë por me krijimin e rrethanave optimale për këtë çështje. Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë”, ka thënë Abdullahu.
Ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi edhe pse është nënshkruar me 25 gusht të vitit 2015, ende nuk ka ndodhur nga Kosova.
Kjo pasi versioni aktual është kundërshtuar nga partitë opozitare dhe ekspertë të fushës duke thënë se nga kjo marrëveshje Kosova humbë afër 8.000 hektarë tokë.
Ndërsa mos ratifikimi i saj është bërë kusht nga BE edhe sa i përket liberalizimit të vizave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës