Ministria e Infrastrukturës, në të njejtën kohë kur është licencuar “City Park”, ka pajisur me licencë për terminal të mallrave edhe kompaninë e drejtuar nga Arben Mustafa, djali i kryeministrit Mustafa.
Insajderi ka zbuluar se Qeveria Mustafa ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit Isa Mustafa. Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe Hazbi Hasanit.
Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.
Burim Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Transportit Tokësor, në Ministrinë e Infrastrukturës ka konfirmuar për Insajderin licencimin e kësaj kompanie.
“Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine (viti i lëshimit 2016- afati i vlefshmërisë deri më 2021)”, ka thënë shkurt Krasniqi.
Insajderi ka gati dy javë që ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me licencimin e kësaj kompanie. Ministria nuk ka dhënë përgjigje se cilat kanë qenë kriteret që ka plotësuar kjo kompani për tu pajisur me licencë për terminal të mallrave. Ministri Lutfi Zharku ka refuzuar kërkesën e Insajderit për intervistë lidhur me çështjen e terminaleve.
Insajderi para disa ditësh i ka dërguar pyetje edhe Arben Mustafës. Zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se Arben Mustafa momentalisht gjendet jashtë vendit.
Autoritetet doganore ende nuk janë të njoftuar për pajisjen me këtë licencë të kësaj kompanie. “Dogana nuk ka informatë nëse ka marrë licencë për terminal”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës. Ka shtuar se kjo kompani operon që nga viti 2006 si zyre e brendshme e zhdoganimit që ka ndryshim prej operimit si terminal.
Kompania e drejtuar nga Arben Mustafa është licencuar në të njejtën kohë me kompaninë “City Park”, në pronësi të Ruzhdi Kadriut, babait të Margarita Kadriut.
Insajderi ka zbuluar se ministri Zharku ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për licencimin e terminaleve që ka kritere më të lehta. Ka shfuqizuar të vjetrin që ishte më rigoroz. Kur Ministria e Infrastrukurës, më 17 dhjetor 2015, kishte njoftuar për hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri administrativ për licencimin e terminaleve të mallrave kishte treguar edhe arsyen e ndërmarrjës së këtij vendimi.
Nëpërmjet një kumtese për media kishte treguar se ky udhëzim administrativ, i nënshkruar nga ministri Zharku, ka për qëllim krijimin e lehtësive administrative, teknike dhe ligjore për operatorët ekonomik që ushtrojnë veprimtarinë e terminaleve të mallrave.
Njoftimi i Ministrisë shtonte se “ky udhëzim administrativ i krijon bizneseve që merren me terminale mundësi të qasjes së barabartë e jodiskriminuese dhe treg liberal në baza konkurrente”. Por ky pohim bie ndesh me deklarimin e ministrit Zharku, bërë para deputetëve më 24 shkurt të vitit 2015, që thoshte tregu i biznesit të terminaleve është liberal dhe konkurrues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Edil-Project-4-3-1-780x439.png)
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
![Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130-x-635-1-780x439.png)
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
![Filmi plot pasion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_MARKED_MAN_KFC_KOS-1-780x439.jpg)
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
![Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballina-3-780x439.jpg)
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin