LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Australisë Perëndimore ofron grante prej 20 mijë dollarësh, për këdo që dëshiron të ndërtojë shtëpi

Qeveria e Australisë Perëndimore ofron grante prej 20 mijë dollarësh, për këdo që dëshiron të ndërtojë shtëpi

Një valë e punëve për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, është qëllimi i një pakete stimuluese prej 444 milionë dollarësh, të zbuluar nga qeveria e Australisë Perëndimore, që po përpiqet ta nxjerrë ekonominë e shtetit nga rënia e shkaktuar nga coronavirus.

Pjesa më e madhe e kësaj pakete, apo 319 milionë dollarë është e dedikuar për ndërtimin, blerjen, rinovimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale në të gjithë shtetin, përfshirë komunitetet e njohura si Aboriginale që jetojnë në periferi, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pika kryesore është fondi prej 117 milionë dollarësh, si pjesë e të cilit do të ndahen grante për këdo që dëshiron të ndërtojë shtëpi, qoftë edhe nëse është në ndërtim e sipër, për të jetuar në të apo ta përdorë si investim.


Kryeministri Mark McGowan, tha se grantet janë në disponim edhe për investitorët e huaj dhe ndërkombëtarë. McGowan ka tha se kjo pako ka të bëjë me stimulimin e sektorit të ndërtimit, ku ka pasur shumë pak kontrata të nënshkruara në dy ose tre muajt e fundit.

“Duket se përfituesit kryesor janë ata që kanë të ardhura më të mëdha, por kjo pako është krijuar që të kthehen njerëzit në punë, të merren praktikantë të rinj dhe në përgjithësi të punësohen më shumë njerëz”, ka thënë kryeministri McGowan.

Aplikuesit duhet të kenë gati dokumentet para se të aplikojnë për grante, që do të ofrohen deri në fund të vitit, si përpjekje qeveritare për zhvillimin e ndërtimtarisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori