LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së

Qeriqi: Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2017 pritet që të bëjë ndryshimin e ligjit për pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa veteranët e luftës së UÇK-së shprehen të pakënaqur për këtë ndryshim të ligjit dhe se akuzojnë Qeverinë se janë fajtor për fryrjen e listave e cila kjo e fundit me komisionin e saj i ka fryrë listat e veteranëve.

Kryetari i këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka treguar se me buxhetin që ka kjo qeveri është e mundshme që ligji i ri të jetë me pensione të rritura për këtë kategori të veteranëve.


“Ne nuk kemi asnjë informatë, se çfarë po mendon dhe çfarë ndryshime ka për qellim t’i bëjë Qeveria. Qeveria në këtë rast është e mbyllur edhe pse na kishin premtuar publikisht se për çdo plotësim apo ndryshim do ta bëjmë bashkë, por si duket qeveria ka vendosur që këto ndryshime ti bëj në mënyrë të fshehtë bile duke ikur larg opinionit duke mbajtur takime në Shqipëri. Për ne pak ka rëndësi a marrim pjesë a jo, a ftohemi nga këta të fundit apo jo, për ne është e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen në favor të veteranëve dhe të pranohen nga këta të fundit”, ka thënë Qeriqi për Indeksoonline.

Sipas tij, veteranët nuk do të lejojnë aspak që ky ligj të zbatohet në dëm të tyre, duke paralajmëruar kështu masa të ashpra kundër qeveris.

“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që këto ndryshime të jenë në dëm të veteranëve të UÇK-së, në rast se ndodh kjo e fundit ne do të përdorim çdo mjet të mundshëm për ti kundërshtuar, duke mos përjashtuar protesta e demonstrata”, ka thënë më tej ai.

Gjithashtu në fund Qeriqi ka lënë një mesazh për Qeverinë e Kosovës duke i çuar një “selam”, kësaj të fundit se veteranët janë të vendosur në këtë drejtim andaj kjo qeveri ta merr me seriozitet të plotë këtë vendim.

“Jemi të vendosur në këtë drejtim dhe nuk do të lëshojmë pe për asnjë çmim të cilin mund ta paguajmë. Ne kërkojmë nga qeveria që të mendoj më seriozisht për këtë kategori dhe të gjej mundësi që këto pensione të rriten sepse kjo kategori meriton një trajtim më të dinjitetshëm dhe pensione më të larta”, ka përfunduar Qeriqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori