Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që t’i trajtojë të gjitha ankesat e votuesve nga diaspora, të cilat përmes email-it të cilat kanë arritur në adresën e PZAP-it.
PZAP bën të ditur se deri më datën 3 shkurt kanë pranuar 281 ankesa, ku 144 prej tyre kanë pranuar dhe kanë urdhëruar KQZ-në t’i përfshijë në listën e votuesve, transmeton Telegrafi.
“Mirëpo, PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i PZAP-it:
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesit Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021, e që aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të parashtrojnë ankesat/apelet në PZAP, vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, dhe Rregullat dhe Procedurat e PZAP-it, dhe ashtu siç është vepruar gjithnjë deri në zgjedhjet e fundit 2019, e jo në mënyrë elektronike.
Mirëpo, PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se, pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 419-2021 datë 02 shkurt 2021, për Përfshirjen e Votuesve të Aprovuar në Listën Përfundimtare të Votuesve Jashtë Vendit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datën 14 shkurt 2021, në email adresën e PZAP-it më datën 3 dhe 4 shkurt 2021 kanë arritur 1116 e-maila të dërguara nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe 1 (një) apel ka arritur përmes postes më datën 5 shkurt 2021.
Kundër vendimit të KQZ-së të theksuar me lartë brenda afatit prej 24 orëve prej momentit të bërjes publike të këtij vendimi në ora 18:00 të datës 2 shkurt 2021 e deri ne ora 18:00 te datës 3 shkurt 2021, Votuesit Jashtë Kosovës kanë dërguar 931 e-maila, prej tyre në 281 e-maila kanë qenë të bashkangjitur Formular të ankesave/apeleve dhe shkresa tjera të lëndës të cilat PZAP-i i ka konsideruar si të afatshme dhe ligjërisht të rregullta për procesim dhe shqyrtim, ndërsa e-mail-at tjerë nuk kanë pas të bashkangjitur Formularë të ankesave/apeleve si dhe shkresa tjera të lëndës për ta argumentuar qëllimin e ankesës, respektivisht këto e-maila nuk kanë përmbushur elementet e ankesës/apelit, ato me tepër kanë qenë sqarim dhe komunikim rreth aplikimeve të tyre në KQZ për mos përfshirjen e tyre në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës, kështu që të njëjtat pasi që nuk kanë pas formë dhe përmbajtje të ankesës/apelit, as nuk janë shqyrtuar si të tilla.
PZAP-i, nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në që këta votues ti përfshij në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.
Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshi në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.
Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi