Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Partia Demokratike e Kosovës është ankuar në PZAP për pretendimet se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social në Facebook në profilin zyrtar ka publikuar një fotografi me investimet e bëra në Klinikën e Oftalmologjisë në të cilën fotografi e ka bashkangjitur edhe logon e LVV-së. LVV nga PZAP dënohet me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.
PDK sërish ka dërguar ankesa në PZAP me pretendimet se më 03.02.2025 në profilin e mbështetësit, simpatizantit dhe aktivistit të LVV-së, me emrin në rrjetin social në Facebook “Albin Forca”, ka publikuar disa video me tekst shoqërues, në të cilën shkruan “PDK, mos bëni fushatë me familjen Jashari…”, si dhe disa ankesa tjera të cilat mund t’i shikoni në vendim. Për këtë PZAP dënon LVV-në me gjobë prej 15 mijë euro.
PDK poashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV dënohet me gjobë prej 5 mijë euro.
Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.
Lëvizja vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.
Në arsyetim thuhet se LDK ka vërejtur se kandidati për deputet i LVV Dimal Basha ka postuar në Facebook foto të ish kryeministrit Avdullah Hoti që vjen nga radhët e LDK-së dhe një foto të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ku thuhet: “Oferta e 9 shkurtit e përmbledhur me një foto”.
Përveç dënimit këtë postim Basha është urdhëruar që ta largoj nga rrjeti social.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP me pretendimin se në Ferizaj ka identifikuar banerin/posterin e vendosur në hapësirat/objektet/rrugët publike të kandidates për deputet nga radhët e LDK-së, Bahrije Hyseni. Në lidhje me këtë LDK dënohet me gjobë prej 2 mijë euro.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar ndaj subjektit politik LDK për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore. LDK është dënuar me gjobë prej 3 mijë euro.
“LVV në Istog ka identifikuar në profilin në Instagram të kandidates për deputete nga lista e LDK-së, Serbeze Kabashi Muçaj, një video me tekst shoqërues të realizuar në hapësirat e brendshme të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në Istog”, thuhet në vendim të PZAP-së.
Sërish LVV është ankuar ndaj subjektit politik Srpska Dekoratija për pretendimet se aktivistë të saj kanë identifikuar banerë/posterë të vendosur në hapësirat/rrugët publike të subjektit Srpska Dekratija, në Zveçan.
Kjo parti nga PZAP është dënuar me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.
Gjithashtu Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova) dhe Dylberizmi pretendon se më datë 01.02.2025 gjatë fushatës zgjedhore të subjektit politik Koalicioni për Familje në qytetin e Rahovecit, ngjarje e cila më pas është postuar në rrjete sociale Facebook, janë bërë deklarata të cilat përmbajnë gjuhë nxitëse dhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBTI+.
Ndaj këtij vendimi Koalicioni për Familjen gjobitet në shumën prej 5 mijë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër