Kompania e hulumtimeve Pyper ka kryer një hulumtim lidhur me arsyet e mosvotimit nga qytetarët.
Hulumtimi është bërë me anë të një mostre jo të rastësishme prej rreth 1650 personave, ndërsa tri arsyet kryesore të mosvotimit ose pavendosmërisë për të votuar rezulton të jenë: bindja se të gjithë politikanët janë njësoj, mospëlqimi i asnjërës parti politike që kandidon për pushtet si dhe lodhja nga zgjedhjet e shpeshta që organizohen në Kosovë.
“Përkundër rëndësisë së votimit për të ardhmen e një vendi, në Kosovë vetëm 44.56% e personave me të drejtë vote patën votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 2019. Andaj, duke pasur për synim identifikimin e faktorëve se çka i shtynë qytetarët të mos dalin në votim, kompania e hulumtimeve Pyper ka kryer një hulumtim lidhur me këtë. Hulumtimi është bërë me anë të një mostre jo të rastësishme prej rreth 1650 personave”.
Tri arsyet kryesore pas mosvotimit ose pavendosmërisë për të votuar siç duket janë:
- bindja se të gjithë politikanët janë njësoj
- mospëlqimi i asnjërës parti politike që kandidon për pushtet si dhe
- lodhja nga zgjedhjet e shpeshta që organizohen në Kosovë.
Por përveç këtyre, janë raportuar edhe arsye tjera si mospëlqimi i kandidatëve për kryeministër, vota konsiderohet si diçka e parëndësishme, frika nga infektimi me COVID-19, procesit i votimit konsiderohet si i ndërlikuar, pritesa, si dhe arsyet shëndetësore.
E një gjetje tjetër interesante është se prej të gjithë personave që do të votojnë, rreth 72% do ta bëjnë këtë për të shprehur vullnetin e tyre politik kurse pjesa tjetër (28%) do të marrin pjesë në votim që të mos e lënë votën e tyre të keqpërdoret.
Në disa shtete të botës, votimi është i obligueshëm për secilin qytetar me të drejtë vote. E 60% e personave të anketuar janë pro një ligji të tillë për Kosovën.
Pjesa tjetër janë ose kundër një ligji të tillë (23%) ose janë të pavendosur për këtë (17%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi