Presidenti rus, Vladimir Putin është në Kazakistan për bisedime me liderin e vendit Kassym-Jomart Tokayev.

Dhe atje, gjatë deklarimit të tij, presidenti rus ka hasur në vështirësi, teksa është përpjekur të shqiptojë emrin e homologut të tij, përcjell Telegrafi.


Në pamjet e publikuara nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, presidenti rus duket se “pengohet” nga fjalët e tij përpara se të shqiptojë gabim emrin e Tokayev.

Por kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën kanë shkruar mediat e huaja sot.

Screenshot 6 13

Një tjetër gjë që është bërë virale është fakti se Putin u shfaq me "faqet e fryra".

Një video e fundit tregon tiranin rus duke luftuar për të buzëqeshur përmes fytyrës së tij ndoshta të mbushur me botox ndërsa thashethemet për shëndetin e tij të përkeqësuar vazhdojnë të qarkullojnë. /Telegrafi/