Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse për Ratko Samacin, i cili u akuzua për krime të rënda lufte në Banja Llukë dhe Kluç dhe ekstradimi i të cilit u kërkua nga Bosnja dhe Hercegovina.
Agjencia shtetërore ruse TASS njoftoi se në vitin 2016, prokuroria ruse refuzoi të ekstradonte Samacin në Bosnje dhe Hercegovinë.
Samac kishte shkuar në Kurgan, një qytet në Uralet jugore, në vitin 1999 për t’u shëruar. Ombudspersonia e atëhershme ruse e të drejtave të njeriut, Ela Pamfilova, kërkoi që kërkesa për ekstradim të zbatohej.
Gjyqësori i BeH e akuzon Samacin për kryerjen e vrasjes së trefishtë në Banja Llukë në vitin 1993 dhe krime kundër popullatës civile në Kluç si anëtar i Ushtrisë së Republika Srpska (VRS).
Ai akuzohet për vrasjen e civilëve Hamdi Vuçkiq, gruas së tij Dervisha dhe Mina Taliqit në Banja Llukë.
Në persekutimin e popullatës joserbe në Kluç, më shumë se 150 civilë boshnjakë u vranë dhe disa prej tyre u arrestuan dhe u rrahën. /Telegrafi/