Pushtuesi italian i fushës, Mario Ferri pretendon se ai u takua me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino pas demonstratës së tij gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Uruguait të hënën mbrëma në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Ferri, i njohur gjithashtu si ‘Falco’ apo Skifteri – kishte bërë ‘pushtime’ të tjera në fushë në të kaluarën, gjithmonë i veshur me një fanellë të heroit ‘Superman’.
Këtë herë ai mbante edhe një flamur ylber dhe kishte dy mesazhe të ndryshme në fanellën e tij: Pjesa e përparme shkruhej “Save Ukraine” dhe mbrapa kishte “Respekt për gruan iraniane”.
A guy carrying a Pride flag and wearing a shirt that says “Save Ukraine” on the front and “Respect for Iranian women” on the back just crashed the pitch at the World Cup in Qatar. pic.twitter.com/ShD5Umko2L
— Greg Price (@greg_price11) November 28, 2022
35-vjeçari gjithashtu kishte tjera vrapime në fushë sikurse në Kupën e Botës për Klube, në ndeshjen Belgjikë-SHBA në Kupën e Botës 2014 dhe Napoli-Juventus në 2017.
Gjatë dy intervistave të ndryshme me La Gazzetta Dello Sport dhe programin e radios italiane La Zanzara, Ferri pohoi se ai u takua me Infantinon pasi u ndalua nga sigurimi i fushës në fushë të hënën mbrëma, gjatë ndeshjes Portugali-Uruguai.
“Pas 10 vjetësh, a jeni përsëri ju?”, dyshohet t’i ketë thënë Infantino, Ferrit.
Infantino e kishte parë tashmë Ferrin në Kupën e Botës së vitit 2010 pas një pushtimi tjetër në fushë.
Ferri u lirua përfundimisht pa pasoja dhe i tha radios italiane se biletën për ndeshjen e kishte marrë dhuratë nga ambasada e një vendi aziatik.
“Ishe me fat. Ne jemi përpjekur t’ju ndihmojmë, normalisht, nuk funksionon kështu”, dyshohet se i tha një polic italianit. /Telegrafi/