Nga: Luke Harding / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Plani i luftës i Vladimir Putinit ishte i thjeshtë. Tanket ruse futen në Kiev, forcat speciale marrin kontrollin e ndërtesave kryesore dhe e vendosin flamurin rus. Operacioni – për të pushtuar Ukrainën dhe për të instaluar një qeveri të marionetave – do të zgjaste rreth tre ditë. Perëndimi patjetër që do të tmerrohej. Por – herët a vonë – me hatër a me zor do ta pranonin këtë realitet të ri dhe të madh rus.
Megjithatë, dy vjet e gjysmë pas pushtimit të tij në shkallë të plotë, ende nuk ka ndodhur parada e parashikuar triumfuese e Putinit në Bulevardin Hreshqatik të Kievit. Fitorja ka rezultuar e pakapshme. Ukrainasit nuk e mirëpritën “çlirimin” nga vëllezërit e tyre sllavë, në mënyrën se si parashikoi agjencia e spiunazhit e Putinit. Luftuan kundër. Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy, po ashtu nuk u largua dhe nuk e respektoi skenarin perandorak të Rusisë.
Pas tërheqjes nga rrethimi i kryeqytetit në pranverën e vitit 2022, trupat ruse vazhduan përparimin në rajonin lindor të Donjeckut. Siç dihet, Putini rimerr iniciativën për sulm. Taktika e tij: të bombardojë dhe të dërrmojë qytetet dhe fshatrat deri në thyerje. Lufta, llogariti ai, patjetër që përfundon sipas kushteve të Rusisë. Ukraina do të detyrohet të heq dorë nga territori që tashmë kishte humbur – rreth 18 përqindëshi i vendit – dhe shumë qytete të rëndësishme.
Dymbëdhjetë ditët e fundit i shkatërruan parashikimet strategjike të Kremlinit, të cilat lindën nga fakti se Rusia ka ushtri më të madhe dhe më të fuqishme. Më 6 gusht, Ukraina nisi sulmin e befasishëm ndërkufitar në rajonin Kurskut në Rusi. Ky ishte inkursioni më i madh i huaj në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore. Moska nuk e kishte idenë se kjo ka për të ndodhur. Ukrainasit e rrethuan një punkt kufitar rus dhe u futën në territorin armik.
Deri tash, operacioni paraqet sukses mahnitës për Kievin, duke tejkaluar madje pritshmërinë. Përparim të shpejt shënuan grupet e lëvizshme ukrainase, të cilat përdorin automjetet e blinduara amerikane Stryker dhe tanket britanike Challenger 2. Tani ata kontrollojnë rreth 80 vendbanime, duke përfshirë qytetin kufitar të Suxhës. Ritmi i përparimit të tyre është ngadalësuar në ditët e fundit. Por, Rusia nuk ka qenë në gjendje të ndalojë këtë mini-pushtim të jashtëzakonshëm.
Për Putinin, këto ngjarje të paparashikuara janë poshtërim personal. Shquheshin videot e dërguara nga zona e luftës. Ushtarët ukrainas filmuan veten duke hedhur poshtë flamujt rusë prej ndërtesave komunale. Qindra rekrutë rusë – të dërguar si përforcime – janë dorëzuar. Gazetarët ukrainas pa problem kanë vizituar Suxhën, duke raportuar për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët e fshehur në bodrume.
Kur trupat ruse pushtuan qytetet e Ukrainës në vitin 2022, vendasit organizuan demonstrata masive. Për dallim, Kursku shquhej nga plogështia. Deri tash, shumica e rusëve e kanë injoruar luftën, duke e konsideruar si diçka të largët. Megjithatë, konflikti tani ka arritur në pragun e tyre. Zyrtarët rusë thonë se 133 mijë njerëz janë larguar. Shumë nga ata ndihen të braktisur. Dalëngadalë, por me siguri, po rrëshqet mbështetja për “operacionin special ushtarak” të Putinit.
Zelenskiy dhe gjeneralët e tij duket se kanë qëllime të shtresuara. Njëri është ushtarak: për ta detyruar Moskën që të devijojë trupat nga lindja dhe të lehtësojë presionin mbi qytetin ukrainas të Pokrovskit dhe pjesët e tjera të cenueshme të vijës së frontit tashmë 977 kilometra të gjatë. Kjo nuk ndodhi. Deri tash, Rusia ka dyfishuar përpjekjet e saj në rajonin e Donjeckut dhe ka rrezikuar brigadat e rënda të rekrutëve nga pjesa e pasme, si dhe nga jugu i okupuar i Ukrainës.
Objektivi tjetër është forcimi i pozicionit të Kievit përpara negociatave të mundshme. Putini i ka pretenduar katër provinca të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e Zaporizhias dhe pjesët e tjera të territorit të cilat forcat e tij nuk i kontrollojnë. Këto kërkesa maksimaliste duken qesharake nëse ai nuk mund të mbrojë kufijtë e Rusisë. Kievi do të dëshirojë të mbajë Kurskun – deri në dimër dhe më tej – me synimin për një shkëmbim të mëvonshëm.
Padyshim, pas një periudhe të errët të vështirë – dhe pas kundërofensivës së dështuar të vitit 2023 – operacioni ka rritur moralin ukrainas. I ka gëzuar edhe partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës. Ka paqartësi përkitazi me zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor dhe me rikthimin e mundshëm të Donald Trumpit. Mesazhi i Kievit: me armë të mjaftueshme mund të fitojmë. Gjithashtu, linjat e kuqe të Perëndimit – kundër përdorimit të armëve me rreze të gjatë brenda Rusisë – janë të pakuptimta kur [automjetet e blinduara] Humvees të furnizuar nga ShBA-ja lëvizin nëpër Kursk.
Cilido qoftë rezultati përfundimtar, sulmi ka shkatërruar mitin e pathyeshmërisë së Putinit. Për pjesën më të madhe të javës së kaluar, presidenti u zhduk. Në kriza ai zakonisht nuk dëshiron të bie në sy. Media shtetërore ruse këmbëngul se gjithçka është në rregull dhe se forcat e saj po “zmbrapsin” terroristët dhe armiqtë. Në realitet, dyshimi po gërryen. Askush në Moskë nuk e di se çfarë mund të bëjë Ukraina më pas – mbase një inkursion të dytë në Belgorodin fqinj apo një sulm të guximshëm në Krime?
Asgjë nga këto nuk do të thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë kryetar të ri shteti. Asnjë puç nuk pritet. Tashmë 71-vjeçar, Putini si kryeministër ose president ka qenë në pushtet për një çerek shekulli, që është qëndrimi më i gjatë i një udhëheqësi në Kremlin që nga Stalini. Dolën të pavërteta thashethemet se është i sëmurë dhe se ndoshta po jep shpirt. Nuk ka pasardhës të dukshëm. Si gjithnjë dyshues, kohët e fundit e dërgoi ish-shefin e tij të truprojave, Alexei Dyumin, për të mbikëqyrur mbrojtjen e Kurskut.
Nevertheless, Putin’s grip is perhaps shakier than it seems. In summer 2023, the Russian warlord Yevgeny Prigozhin launched his own violent expedition. His Wagner mercenaries captured the Russian city of Rostov-on-Don and marched halfway to Moscow. Nobody stopped them. Prigozhin backed down and died two months later in a plane crash. The rebellion, though, revealed the brittle nature of Putin’s repressive regime.
Megjithatë, kontrolli i Putinit është ndoshta më i lëkundshëm sesa duket. Në verën e vitit 2023, komandanti rus Yevgeny Prigozhin nisi ekspeditën e tij të dhunshme. Mercenarët e tij Wagner pushtuan qytetin rus të Rostov-on-Donit dhe marshuan në gjysmë të rrugës për në Moskë. Askush nuk i ndaloi. Prigozhini u tërhoq dhe vdiq dy muaj më vonë në një aksident avioni. Megjithatë, rebelimi zbuloi natyrën e brishtë të regjimit represiv të Putinit.
Është krejtësisht e mundur që Putini shpejt do të caktojë një forcë masive dhe do të largojë sulmuesit. Por, kështu siç janë gjërat, lufta po shkon keq për të – fotografia e tij u hoq nga një fshat në Kursk dhe u hodh në kosh. Karma, shpagim, arrogancë … lajmet e fundit nuk përputhen me vizionin e tij mesianik për një pan-Rusi të restauruar që përfshin Ukrainën dhe Bjellorusinë.
Si adhurues i historisë, në vitin e kaluar Putini ka marrë pjesë në festimet për të shënuar fitoren e BRSS-së kundër Gjermanisë naziste në Betejën e Kurskut.
Tani po zhvillohet një Betejë e dytë e Kurskut. Është e përgjakshme dhe e shpejtë. Askush nuk e di se si do të përfundojë. Disa brenda Kremlinit ishin kundër pushtimit. Njëra mënyrë për ta nxjerr Rusinë nga kjo rrëmujë e kushtueshme, mund të thonë ata, është që ta largojnë njeriun përgjegjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje