Kush nuk ka ëndërruar të jetojë në një ishull plot diell? Tani, një shans e keni, por duhet të pëlqeni macet…madje shumë.

Një vend pune në një ‘tempull’ macesh, në ishullin idilik grek Syros, është i lirë dhe përfshin akomodimin, pamje marramendëse nga deti Egje dhe…55 mace.


2 15

Reklama e këtij vendi pune ka tërhequr shumë vëmendje, që kur ajo u shfaq fillimisht në “Facebook”, më herët këtë muaj.

Deri më tani, ajo është shpërndarë  20 mijë herë, dhe rreth 200 persona i kanë shkruar email pronarit duke shprehur interes. Por, sidoqoftë, jo të gjithë mund të plotësojnë kërkesat.

3 12

Pronari kërkon dikë mbi 45 vjeç, që jo thjeshtë i do macet, por që di edhe si të trajtojë macet jo sociale apo të egra. Kjo do të thotë që kandidati duhet të ketë njohuri për psikologjinë e maceve dhe aftësi për tu marrë vesh me to.

4 11

Por, nëse jeta në një ishull grek, nuk është shumë tërheqëse për ju, ka edhe disa mundësi të tjera ëndrrash për momentin.

5 10

Mund të bëhesh një shijues i “Nutella”-s në Itali, me eksperiencën e mëparshme që nuk është e nevojshme, ose një kujdestar në një ishull piktoresk në Uells, por duhet të dish të flasësh dialektin lokal. /tch/