Një ëmbëlsirë e mrekullueshme kremoze që ju shkrihet në gojë!
Përgatitet shumë shpejt, madje edhe më shpejtë hahet.
Bëni një masë të dyfishtë, sepse pjesëtarët e familjes do t’ju kërkojnë përsëri! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 1 litër qumësht,
▪ 200 gr sheqer,
▪ 2 qese sheqer vaniljeje,
▪ 2 qese puding me vanilje,
▪ 20 gr miell,
▪ 150 gr kokos,
▪ 2 luge gjalpë,
▪ fruta arrore për dekorim.
Përgatitja:
1. Në një tenxhere hedhim 8 dl qumësht, sheqer, vanilje, kokos dhe e vendosim në zjarr të ziejë.
2. Rrahim 2 dl qumësht me 2 puding vaniljeje dhe 2 lugë miell, i shtojmë qumështit të vluar dhe i kaurdisim derisa të trashet. Heqim nga zjarri dhe shtojmë 2 lugë gjalpë, dhe i përziejmë që të shkrihet.
3. Pudingun e ngrohtë e hedhim në tasa. Dekorojmë me fruta arrore dhe kokos.
Shijojeni. /Telegrafi/