Është publikuar në mediat gjermane një fotografi ku shihet duke u plagosur një person, i cili thuhet se është i afërt me njërin nga autorët e vrasjes së boksierit kosovar, Besar Nimani.
Dje (e mërkurë) gjatë mesditës është mbajtur gjyqi ndaj Huseyin Akkurt, i cili akuzohet në lidhje me vrasjen e boksierit kosovar.
Pas përfundimit të seancës, në afërsi të Gjykatës janë dëgjuar të shtëna të shumta armësh në qendër të qytetit Bielefeld.
Nga të shtënat thuhet se kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy nga ta thuhet se ishin familjarë të autorit Akkurt, ku më vonë u tha se njëri nga ta edhe ndërroi jetë.
Mediat gjermane tashmë kanë publikuar një video ku shihet një burrë i plagosur në këmbë, ku një dëshmitar okular filmon skenat dramatike që ndodhën para gjykatës rajonale të mërkurën pasdite.
Detaje tjera pritet të vijnë gjatë ditës së sotme nga Gjermania, pasi deri tani është arrestuar një person dhe një tjetër edhe në kërkim. /Telegrafi/
Im Gerichtsgebäude am Niederwall in #Bielefeld wurde der Mordprozess um den getöteten Boxer Besar Nimani fortgesetzt. Es gibt mindestens zwei Verletzte bei einer #Schießerei direkt vor dem #Landgericht.#remigration#grenzendicht#deutschlandabernormal@DeutscherSchfe3
🇩🇪🏰✈️ pic.twitter.com/7LCE8KDg5f
— Heimat erhalten! (@Heimat_erhalten) February 26, 2025
Mass shooting today in Germany outside Bielefeld courthouse; multiple people have *reportedly* been injured
It was linked to Hüseyin Akkurt trial for boxer Besar Nimani’s murder.
The police have arrested 1 person.#CityLife #enrichment #enriched #germany #bielefeld… pic.twitter.com/IsWRUNvIit
— Mrgunsngear (@Mrgunsngear) February 26, 2025