PSG kthehet te fitoret, triumfon si mysafir i Rennes

PSG ka shënuar fitore ndaj Rennes si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së tetë të Ligue 1.
Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën vendase.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të, kur Vitinha shënoi një super gol për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi katër minuta më pas, kur Ëarren Zaire-Emery asistoi te Achraf Hakimi që shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë u hap ndeshja, kur Amine Gouiri shënoi për 2-1, duke e bërë ndeshjen më interesante.
Por vetëm pas dy minutash PSG shënoi për 3-1 me Randal Kolo Muanin.
PSG tani ka 15 pikë dhe mban vendin e tretë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































