Prej kohësh u lanë në hije të veprave Ferma e kafshëve dhe 1984, por romanet e hershme të Oruellit na japin mësime të mira për politikën, për historinë dhe për humorin.
Nga: Simon Heffer, historian, gazetar dhe shkrimtar / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Prej kohësh Xhorxh Oruellin [George Orwell] e kam vlerësuar si shkrimtarin më të mirë në gjuhën tonë. Kur nisa të bëhem shkrimtar profesionist, e mbroja veten duke thënë se mund të bëhem shumë më i keq nëse mësoj prej tij. Por, më ndihmoi fakti se kishim këndvështrim të ngjashëm për jetën, një sens të ngjashëm humori dhe, pasi e kishte duruar tmerrin e Luftës Civile të Spanjës, kishim qëndrim të ngjashëm edhe ndaj politikës. Talentet e tij ishin shumë përtej të miave: nuk do të mund ta shkruaja kurrë një roman të mirë, e lëre më ndonjë gjë kaq origjinale si Animal Farm [Ferma e kafshëve, 1945] ose Nineteen Eighty-Four [1984, 1949]. Por, si gazetar kam mësuar shumë prej eseve e tij, të cilat duhet të jenë lexim i detyrueshëm për çdo nxënës; ndërsa, si shkrimtar i temave të historisë, vazhdoj të mësoj nga reportazhet e tij, të tillat si The Road to Wigan Pier [Rruga për në skelën Uigan, 1937] dhe Homage to Catalonia [Nderim Katalonjës, 1938).
Shumë pak romancierë vijnë në këtë botë plotësisht të formuar, ndërsa Oruelli nuk paraqet ndonjë përjashtim. Romanet që shkroi në fillim të viteve ’30 [të shekullit të kaluar] ndryshojnë shumë prej njëri-tjetrit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimin e stilit të tij letrar, por edhe udhëtimin e tij politik nga e majta intelektuale ortodokse në një gjendje të thellë antikomuniste. Ato janë lënë në hije nga dy romanet e tij më të famshme dhe janë lënë në atë periudhë të paraluftës për të cilën kritikët kanë menduar se ai ende ishte duke e hulumtuar stilin e vet. Por, këto vepra të hershme ende ia vlen të lexohen, si dokumente historike po aq sa për ta fituar përvojë letrare.
Keep the Aspidistra Flying [Le të lulëzojë aspidistra, 1936] është një nga romanet më dëshpëruese që kam lexuar ndonjëherë. Oruelli e shkroi atë pasi kishte jetuar në një sërë vendesh jo të mira rreth Londrës. Bëhet fjalë për atë që duket të jetë si alter ego e Gordon Komstokut, një burri nga një familje e klasës së mesme, në rrugën e tatëpjetës – që e ka futur atë në politikën e së majtës ekstreme, të popullarizuar në mesin e pseudo-intelektualëve gjatë krizës së madhe ekonomike – dhe që si rezultat i kësaj kërkon të refuzojë “zotin e parave”. Zgjedh të punojë në një librari të zymtë, vazhdimisht pa para, si i poshtër me të dashurën e tij të shumëvuajtur, me keqardhje për veten, por i vetëdijshëm, si një socialist i mirë, se gjërat janë shumë më keq për të papunët e Midelsbrout. Zhgënjimi që ndjeva buronte nga natyra e dukshme e idiotësisë së Komstokut dhe nga mënyra se si ai e kishte kthyer jetën e vet në plagë të vetëshkaktuar. Megjithatë, e rekomandoj me gjithë zemër si ushtrim për të shkruar dhe si vështrim për një moment të historisë sonë shoqërore.
Coming Up for Air [Pak ajër të pastër, 1939] është vepër e nivelit shumë më të lartë. Shëndeti i Oruellit u rëndua pasi u plagos në Spanjë dhe një bamirës anonim ia dha atij paratë për të shkuar, me gruan e vet, në Marok – në dimrin e viteve 1938-‘39, në mënyrë që të mund të shërohej; e shkroi veprën kur ishte atje. Përbëhet nga mendimet e një shitësi të sigurimeve, Xhorxh Bouling, që është i bllokuar në jetë me një grua të demoralizuar dhe me dy fëmijë në një shtëpi në periferi të Metrolendit, duke e përcjell fëmijërinë rurale të “para luftës” – domethënë para vitit 1914 – me një luftë tjetër që me sa duket është e afërt. Pjesërisht piktoreske, pjesërisht si rrjedhë e ndërgjegjes, vepra shfaq zgjuarsinë dhe gjenialitetin e autorit që do të bëhen kaq të dukshme në dy romanet e tij të mëdha të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Prej 21 nëntorit deri me 9 dhjetor, mbahet “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës, në dramaturgjinë perëndimore

“Bregu i pikëllimit”, një dramë si literaturë prozaike apo lloj i realizmit shpirtëror

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët