Çaji Matcha ka arritur popullaritet të madh në gjithë botën së fundmi dhe për këtë nuk ka ndonjë befasi.
Ashtu si çaji i gjelbërt, Matcha nga LOYD ka prejardhjen nga bima Camellia sinensis.
Sidoqoftë, rritet ndryshe dhe ka një profili unik të vlerave ushqyese.
Matcha përmban vlerat ushqyese të gjithë gjethes së kësaj bime që rezulton në numër më të lartë të kafeinës dhe anti oksidantëve që zakonisht i gjeni në çajin e gjelbërt.
1. Numër i lartë i antioksidantëve
Përmban numër të madh antioksidantësh që stabilizon organizmin nga baktere të ndryshme që dëmtojnë qelizat dhe mund të shkaktojnë sëmundje kronike.
Një çaj i vetëm LOYD përmban 137 herë më shumë aftësi të antioksidimit se sa llojet e tjera të çajit të gjelbër.
2. Mund të mbrojë mëlçinë
Mëlçia është vitale për shëndetin tonë dhe luan rol qëndror në largimin e toksinave dhe procesimin në organizëm të vlerave ushqyese.
Disa studime kanë treguar se Matcha mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të këtij organi.
Sidoqoftë, studime shtesë janë të nevojshme për të shikuar efektet në njerëz dhe në popullatën e gjerë.
3. Fuqizon funksionimin e trurit
Disa hulumtime tregojnë se disa komponentë të matchas mund të ndihmojnë në forcimin e funksionimit të trurit.
Konsumimi i çajit Matcha për dy muaj ka përmirësuar funksionimin e trurit te personat e moshuar, kurse personat e moshës së re kanë treguar përmirësime në vëmendje, reagime dhe kujtesë.
Matcha përmban kafeinë dhe L-theanine që kanë rol në funksionimin e trurit.
4. Mund të parandalojë kancerin
Matcha është e kompletuar me përbërës të dobishëm për shëndetin, e disa studime e lidhin konsumimin e këtij çaji nga LOYD me parandalimin e kancerit.
Në një studim, ekstrakti i çajit Matcha ka ulur madhësinë e tumorit dhe ka ngadalësuar rritjen e qelizave të kancerit të gjirit në minj.
Matcha ka sasi të madhe të epigallocatechin-3-gallate (EGCG), një lloj i katekinës që ka treguar se ka përbërës anti-kancer.
Në një test të realizuar është gjetur se EGCG në Matcha ka ndihmuar që të vriten çelizat e kancerit të prostatës.
Disa studime tjera kanë treguar se EGCG është efektive kundër kancerit të lëkurës, mushkërive dhe mëlçisë.
Mos harroni – këto ishin vetëm testime të bëra në laboratore dhe disa teste në kafshë rreth ndikimit të komponentëve të çajit Matcha.
Të tjera hulumtime janë të nevojshme për të përcaktuar se si këto rezultate mund të përkthehen te njerëzit.
5. Forcon shëndetin e zemrës
Studimet tregojnë se çaji Matcha mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe faktorë tjerë që rrezikojnë sulmin në zemër.
Kur kombinohet nga një dietë e mirë dhe stil jete i shëndetshëm, çaji Matcha është mbështetës i fortë i shëndetit të zemrës tuaj dhe mund të mbrojë nga sëmundjet e zemrës.
6.Ndihmon në humbjen e peshës
Nëse shikoni suplimentet e rekomanduara për humbje peshe, në shumicën prej tyre do të gjeni çajin e gjelbër.
Disa studime tregojnë se çaji Matcha është i përkryer dhe ndihmon në rritjen e metabolizimit dhe djegies së yndyrës, e që të dyja kontribojnë në humbjen e peshës.
Ku me gjetë çaj Matcha?
Çajin Matcha nga LOYD mund të gjeni në rrjetet e marketeve dhe në platformën online të blerjes së produkteve ushqimore, Begmart.com!