LAJMI I FUNDIT:

Produktet kosovare prezantohen në Panairin ndërkombëtar në Këln

Produktet kosovare prezantohen në Panairin ndërkombëtar në Këln

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e tetë kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2017” në Këln të Gjermanisë.

Siç njofton MTI, kompanitë kosovare: “AMO”, “Ujë Rugove”, “Frutex”, “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”, “MOEA”, “ASK Foods” dhe “EuroFruti”, nga 7 tetori, janë duke i promovuar produktet e tyre si dhe janë duke i zhvilluar kontaktet me kompani pjesëmarrëse me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Panairi “Anuga 2017” vizitohet nga rreth 160,000 vizitorë të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit dhe më inovative nga 7,400 ekspozues të produkteve ushqimore në botë.


Në këte panair prezantohen prodhimet e ngrira nga frutat dhe perimet, industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, industria përpunuese e qumështit, mishit, prodhime të prodhuara (EKO), etj,.

Përveç Kosovës, disa nga shtetet që prezantojnë në këtë panair janë: Italia, SHBA, Britania e Madhe, Kina, Spanja, Turqia, Franca, Holanda, Greqia, Belgjika etj,.

Në këtë panair Kosova prezantohet për herë të parë me brendin e ri “KOSOVO READY FOR YOU (KOSOVA GATI PËR JU)” dhe sloganin “KOSOVO READY FOR YOU TO TRADE (KOSOVA GATI PËR JU TË TREGTONI)”, shtandi gjendet në hollin 7.1 nr. D-048g.

Panairi mbahet nga data 7 deri më 11 tetor 2017 në Këln të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori