LAJMI I FUNDIT:

Prodi: Maqedonia ta vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike

Prodi: Maqedonia ta vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike

Ish-kryeministri italian dhe kryetar i Komisionit Evropian, Romano Prodi, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Në takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Prodi tha se Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se nodhet në drejtim të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkas për këtë takim është nominimi i Prodit për pranimin e çmimit botëror për humanizëm për vitin 2019, çmim i vendosur nga Akademia e Ohrit për Humanizëm dhe i cili i ndahet për kontributin e tij unik për perspektivën e civilizimit bashkëkohor.


Ndërsa kreu i Kuvendit, Xhaferi në fjalën e hyrëse theksoi se ky çmim vjen në kohën e vërtetë, te njeriu i vërtetë, duke e pasur parasysh atë se Prodi ka qenë pjesë e kryesisë së Bashkimit Evropian në momentet me të vërtetë kritike për rajonin tonë, dhe kjo është vënia e kurorës mbi kontributin e tij human.

Xhaferi pohoi se tani të gjitha forcat do të drejtohen kah përmbyllja e kapitujve dhe kah çështjet ekonomike për arsye se, kur politika e hap rrugën për ekonominë, atëherë përfitimet janë reale dhe të dukshme për qytetarët. Prodi, i udhëhequr nga përvoja e tij, u pajtua se vendet e vogla edhe më shumë i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në Union./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori