LAJMI I FUNDIT:

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i LVV-së, në KQZ, Sami Kurteshi duke theksuar se kjo po bëhet për shkak të  problemeve teknike që janë paraqitur në sistemin digjital të KQZ-së.

Ai theksoi se me dështimin e sistemit digjital po merren ekspertët e angazhuar si dhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria.


“Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria. Sidoqoftë, me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim. Fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura,” ka thënë Kurteshi.

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
Lexo po ashtu Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Ai theksoi se do të rinumërohen të gjitha kutitë nga vendvotimet.

“Tani ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit. Do të rinumërohen të gjitha kutitë nga vendvotimet. Çdo votë do të rinumërohet për subjektet politike. Ky rinumërim, një-për-një i çdo vote, është publik, transparent, i vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë,” ka shtuar Kurteshi.

Kurteshi shtoi se për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent, qytetarët që mund të identifikojnë gabime apo lëshime mund të drejtohen në KQZ me dëshmi konkrete.

Kurteshi shtoi se pas përfundimit të rinumërimit, do të fillojë verifikimi dhe numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

“Vullneti i Popullit, i qytetares e qytetarit, i votuesit, është i paprekshëm, i pandryshueshëm dhe i patjetërsueshëm dhe do të mbrohet me të gjitha mjetet në dispozicion të shtetit! Nuk ka as vend, as arsye për shqetësim, theksojnë autoritetet”, ka shkruar Kurteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori