LAJMI I FUNDIT:

Prizren: Arrestohen katër persona, dy nga ta policë dhe dy të tjerë të dyshuar për fajde

Prizren: Arrestohen katër persona, dy nga ta policë dhe dy të tjerë të dyshuar për fajde
Foto: Arkiv

Katër persona janë arrestuar në Prizren të cilët po dyshohen për kryerjen e veprës penale fajde, detyrim, keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar si dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit

Kështu kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar në korrik të vitit 2020 në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IKP), ku në bazë të rezultateve të hetimit sot me datë 15 qershor 2021, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë të Republikës së Kosovës. Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ‘Detyrimi’ nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, ‘Dhënia e ryshfetit’ neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.


I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori