Prishtina vazhdon me afrime, sulmuesi shkodran Ndreca zbarkon në kryeqytet

Akileu Ndreca është përforcimi më i ri i FC Prishtinës për sezonin e ri, me sulmuesin 24-vjeçar që ka arritur marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.
Ndreca vjen nga Tirana, ku gjatë sezonit të fundit në Kategorinë Superiore ka zhvilluar paraqitje mjaft solide, duke realizuar 8 gola dhe duke asistuar një herë në 34 ndeshje.
Me përvojën e tij në elitën e futbollit shqiptar dhe shkathtësinë në zonë, ai pritet të shtojë konkurrencën dhe cilësinë në repartin ofensiv të Prishtinës.
Prishtina ka arritur marrëveshje edhe me treshen e Llapit, Blendi Baftiu, Valmir Veliu dhe Hamdi Namani.
Klubi nga kryeqyteti do të luajë në Ligën e Evropës dhe kërkon të jetë gati për sezonin e ri me përforcime. /Telegrafi/










































