Site icon Telegrafi

Prishtina mposht Golden Eagle Yllin, në finale përballë Bashkimit

(Foto: Facebook/KB Prishtina)

Kupa e Kosovës e ka mësuar edhe finalistin e dytë pas ndeshjes Golden Eagle Ylli – Prishtina.

Prishtinasit e fituan këtë takim me rezultat 85:74.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me Prishtinën që në këtë ndeshje sikurse në të kaluarat luajti me basketbollistë vendor.

Çereku i parë u mbyll me rezultat të barabartë 19-19.

Në çerekun e dytë Prishtina u tregua më e saktë, duke e fituar 40:35.

Në pjesë lojën e parë shkëlqyen Granit Rugova e Alban Veselu.

Pjesa e dytë nisi me dominim e Prishtinës, ku Peci, Azemi, Veseli dhe vëllezërit Rugova bën diferencën, duke e mbyllur çerekun e tretë me 10 pikë epërsi (62:52).

Therandasit nuk u dorëzuan pasi kishin edhe përkrahjen e flaktë të publikut, por nuk arritën më shumë se sa ta zbusnin epërsinë në pesë pikë.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 85:74.

Prishtina do të takohet me Bashkimin në finalen e madhe të Kupës. /Telegrafi/

Exit mobile version