LAJMI I FUNDIT:

Prioritet avancimi i sistemit për sigurinë e ushqimit

Prioritet avancimi i sistemit për sigurinë e ushqimit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës dhe informues kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Valdet Gjinovcin.

Kryeshefi Gjinovci e informoi ministrin për punën e Agjencisë, projektet që janë duke u zhvilluar dhe prioritet për vitin e ardhshëm, që janë në funksion të avancimit të sistemit të sigurisë së ushqimit. Duke e uruar ministrin Krasniqi për detyrën, Gjinovci premtoi bashkëpunim edhe më të madh mes dy institucioneve.

Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë ndryshim-plotësimi i Ligjit për Ushqim, që përveç tjerash AUVK-un, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do ta transferojë si institucion nën MBPZHR-në.


Ministri Krasniqi përgëzoi Gjinovcin për punën e deritanishme dhe i premtoi atij bashkëpunim me qëllim që AUVK-u të arrijë standardet me të larta ndërkombëtare. Ministri tha se ka ende sfida në këtë sferë, por shtoi se me një punë më të madhe dhe koordinim institucional ato do të tejkalohen.

Ai tha se do ta trajtojë me prioritet ndryshim-plotësimin e Ligjit për Ushqim dhe se pas përfundimit të procesit të transferimit të AUVK-ut do të hartohet strategji e qartë e punës. Ministri shtoi se objektiv primar mbetet që transparenca të jetë sa më e lartë në çdo proces. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori