LAJMI I FUNDIT:

“Presidenti buldozer”: Duterte “shijon” shkatërrimin e veturave luksoze në vlerë prej 5,5 milionë dollarëve (Video)

“Presidenti buldozer”: Duterte “shijon” shkatërrimin e veturave luksoze në vlerë prej 5,5 milionë dollarëve (Video)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është parë duke shijuar shkatërrimin e më shumë se 75 veturave sportive luksoze dhe motoçikletave që ishin kontrabanduar në vend dhe të konfiskuara nga doganat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 68 makina, të cilat përfshinin Lamborghini, Mustang dhe Porsche dhe tetë motoçikleta të shkatërruara nga qeveria të hënën, thuhet se ishin me vlerë 298 milionë Piso (rreth 5,5 milionë dollarë).

Presidenti, i veshur me një kapelë të bardhë është parë para buldozerëve ndërsa ata shkatërronin automjetet e kontrabandës në Sta Ana, Cagayan, në Filipinet veriore.


Në një fjalim para se të ndodhte shkatërrimi, Duterte pranoi se ai e dinte se ai nuk do të ishte në gjendje të zhdukte korrupsionin dhe kontrabandën në qeveri gjatë mandatit të tij, por që ky veprim ishte një pjesë e rëndësishme e planit të tij.

Sipas mediave, automjetet e shkatërruara ishin pjesë e një grupi të fundit prej 800 makinave të kontrabanduara dhe motoçikleta të konfiskuara nga autoritetet e portit në Cagayan, tha Zyra e Presidentit në një deklaratë.

Duterte ka kryer veprime të ngjashme publike në të kaluarën, duke synuar që të çojë mesazhin e tij kundër korrupsionit.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Byroja e Filipineve kapi 2.11 milionë dollarë automjete kontrabandë vitin e kaluar.

Në të kaluarën, automjetet e sekuestruara të konfiskuara do të viheshin në ankand, me qeverinë që merrte të ardhurat.

Megjithatë, Duterte e ka bërë të qartë se ai do të shkatërronte veturat, duke pretenduar se qeveria nuk do të përfitonte nga krimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori